Kallamarë të mbushur
- Andon Kumria
- May 10, 2020
- 1 min read
Updated: May 13, 2020
4 racione
· kallamarë të plotë....4copë
· domate....100gr
· qepë....50gr
· bukë e grirë....70gr
· majdanoz, hudhra.
Në fillim pastrojmë mirë kallamarët edhe i marrim kokat për ti përdorur për mbushjen. Presim qepën edhe hudhrën në copa sa më të vogla edhe i skuqim mirë, ndërkohë presim edhe kokat e kallamarëve në copa sa më të vogla edhe i shtojmë mbasi të jetë skuqur mirë qepa. Presim domatet kubike të vogla i shtojmë tek tigani, e lëmë sapo ta thajnë pak lëngun edhe i shtojmë bukën e grirë që të përftojmë një mbushje të qëndrueshme dhe të lidhur. I shtojmë kripë, majdanoz më pas fillojmë me mbushjen e kallamarëve. I mbushim, i mbyllim mirë me kunja dhëmbësh që mos të hapen edhe i japim një faqe të lehtë duke i skuqur pak në tigan. Mbasi i kemi skuqur në tigan i vendosim në një tavë edhe i fusim në furrë të piqen me 170 °C për gati 25 min. Mbasi janë pjekur i presim në feta të holla ose vetëm njëher në mes edhe i shërbejmë sipas dëshirës të cilave mund t'ju përgatisim një salcë shoqëruese me salcë domate edhe pana.

Comments