Midhje të gratinuara
- Andon Kumria
- May 10, 2020
- 1 min read
Updated: May 13, 2020
4 racione
· midhje....600gr
· domate....200gr
· djath me feta....100gr
· bukë e grirë....120gr
· hudhra, majdanoz, vaj ulliri
Në një tigan vendosim midhjet në zjarrë të ulët sa të fillojnë të hapen (jo të gatuhen). Ndërkohë presim domatet edhe djathin në copa të vogëla kubike edhe i përziejmë në një tas me hudhrën e prerë sa më imët, majdanozin edhe vaj ulliri. I shtojmë gradualisht edhe bukën e grirë derisa të përftojmë një mbushje të qëndrueshme edhe të lidhur. Mbasi midhjet janë hapur pak në tigan i hapim mirë me dorë edhe i ruajmë vetëm gjysmën e guackës. I mbushim mirë edhe më pas i fusim në furrë me 180 °C për gati 10 min.

Comments