Barbun në furrë
- Andon Kumria
- May 10, 2020
- 1 min read
Updated: May 13, 2020
4 persona
· barbun....1kg
· qepë....200gr
· ullinj....150gr
· speca....200gr
· trumzë,vaj ulliri
Në fillim pastrojmë mirë barbunin edhe i bëjmë disa vija me thikë në pjesët anësore. Marrim qepën, specat edhe i presim hollë, ullinjtë i pastrojmë nga bërthamat edhe i ndajmë në dy pjesë. Vendosim barbunin në një letër alumini edhe sipër i vendosim qepën,specat,ullinjtë,trumzën i hedhim vaj ulliri. E mbyllim mirë letrën e aluminit e vendosim në një tavë edhe e fusim në furrë me 180 °C për gati 15-20 min.

Comments