top of page

Involtini

Updated: May 13, 2020

4 racione

· mish (vici,gici)....800gr

· domate....100gr

· proshutë....100gr

· djath me feta....100gr

· bukë e grirë....50gr

· majdanoz,hudhra,kripë,piper,vaj ulliri.

Marrim mishin e prerë hollë edhe e rrahim bëjmë 8 feta të holla me të. Presim domatet, proshutën edhe djathin të gjitha kubike edhe i hedhim në një tas. I përziejmë me vajin e ullirit me erëzat edhe i hedhim bukën e grirë derisa të përftojmë një përzierje të njëtrajtshme. Me harxhën e përftuar mbushim mishin një nga një edhe përpiqemi ta mbyllim në mënyrë që mos të dalë mbushja. I shtrojmë në një tavë , i hedhim pak vaj sipër edhe i fusim në furrë për 15 min me 180 °C.


Kommentare


Art in your home !

Subscribe Form

  • facebook
  • instagram
  • youtube
  • LinkedIn

©2020 by Andon Kumria

© Copyright A.K
bottom of page