Profiteroles
- Andon Kumria
- May 10, 2020
- 1 min read
Updated: May 13, 2020
35-40 cope
· miell....150gr
· gjalp....100gr
· ujë....250ml
· vezë....2kokrra
Marrim një tenxhere të vogël hedhim ujë gjalpin edhe pak kripë, e vendosim në zjarr të marrë valë. Sapo merr valë i shtojmë miellin dhe me flakë në minimum e përziejmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme edhe të shkëputet nga tenxherja edhe luga. E hedhim brumin në një tas edhe ja shtojmë vezët një nga një duke e përzier vazhdimisht. Brumin që përftuam e fusim në një sac a poche(qese pasticerie) edhe formojmë topa të vegjël në një tavë në të cilën kemi vendosur një letër furre në mënyrë që mos të ngjiten. I fusim dhe i pjekim në furrë me 200 °C për rreth 15 min, ose deri kur të marrin një ngjyrë të artë sipër. Mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës të kripur ose të ëmbël. Mund të përdorim krem djatherash ose krem pasticerie.

Comments