Tortë ‘Ruse’
- Andon Kumria
- May 19, 2020
- 1 min read
· biskota....1pako (150gr)
· pana ëmbëlsirash....250ml
· qumësht panda....125ml
· qumësht per te zbutur biskotat
Në fillim ziejmë qumështin panda me kanace per rreth 2-3 orë në një enë me ujë edhe ndërkohë rrahim mirë panën në një rrahëse elektrike. Marrim një enë edhe hedhim qumështin në të cilin lagim bisktotat nga 4 copë njëherësh edhe i shtrojmë në një tavë. Kur qumështi panda ka përfunduar zierjen e hapim kanacen edhe e përziejmë me panën të cilën e kemi rrahur më parë. E hedhim përzierjen siper biskotave që kemi shtruar ne tavë edhe bëjmë edhe një shtresë tjetër në këtë mënyrë më biskotat edhe panën e përziër më qumësht. Mbasi e kemi përfunduar e mbulojmë edhe e fusim në frigorifer per gati 2-3 orë përpara se ta konsumojmë.
(lloji i biskotave)

Comments