Supë krem kërpudhash
- Andon Kumria
- May 10, 2020
- 1 min read
Updated: May 13, 2020
4 racione
· kërpudha champignons....300gr
· patate....150gr
· karrotë....100gr
· qepë....70gr
· arrë moska , pana , trumzë
Pastrojmë mirë perimet, i presim në kubikë edhe i skuqim sipas radhës, qepët , karrotat , patatet edhe kërpudhat. Mbasi janë skuqur mirë i shtojmë ujë edhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë. Kur perimet e kanë përfunduar zierjen i frulojmë të gjitha në mënyrë që të përftojmë një supë kremoze. Më pas e marinojmë me kripë piper, sipas dëshirës mund ti shtojmë arrë moskat , pana,
e aromatizojmë me trumzë edhe e shërbejmë me bukë të thekur me erëza.

Comments