Supë krem pule dhe perime
- Andon Kumria
- May 10, 2020
- 1 min read
Updated: May 13, 2020
4 racione
· patate....250gr
· karrotë....200gr
· kungull....250gr
· qepë....100gr
· fileto pule....300gr
· bukë me feta....6feta
· gjalp....100gr
· trumzë, rigon, rozmarinë, piper
I pastrojmë mirë perimet edhe i presim në copa të vogla i skuqim të gjitha bashkë njëkohësisht edhe me pulën, më pas i shtojmë ujë që të ziejnë. Ndërkohë përgatisim edhe bukën krokante. I presim fetat e bukës në kubikë edhe me pas i skuqim në një tigan me gjalp, vaj ulliri edhe me të gjitha erëzat. Mbasi i skuqim mirë aty i hedhim në një tavë edhe i fusim në furrë në mënyrë që ti bëjmë krokante me 170 °C për gati 10min. Mbasi kanë zier perimet i frulojmë të gjitha që të përftojmë një supë kremoze edhe e marinojmë me kripë piper, mund ti shtojmë edhe trumzë. Kur e shërbejmë i hedhim edhe copat e bukës sipër.

Commentaires