top of page

Supë me kungull portokalli

Updated: May 13, 2020

4 racione

· kungull portokalli....600gr

· patate....200gr

· qepë....100gr

· vaj ulliri, arrë moskat

· kanelle, rozmarinë

· pancetë

Në fillim pastrojmë perimet edhe i presim në kubikë. Në fillim skuqim qepën,pataten edhe i shtojmë kungullin. Mbasi janë skuqur mirë të gjitha bashkë i shtojmë ujë, një degë të vogël rozmarinë edhe i lëmë të ziejnë. Kur perimet e kanë përfunduar zierjen i shtojmë kripën, pak kanellë, pak arrë moskatë të grirë edhe i frulojmë të gjitha bashkë. Ndërkohë e skuqim mirë pancetën ta bëjmë krokante edhe e presim në copa sa më të vogëla. Hedhim supën në pjatë, i hedhim sipër copat e pancetës pak pana me lugë edhe sipas dëshirës mund ti shtojmë edhe bukë krokante sipër për ta shoqëruar.


Komentáře


Art in your home !

Subscribe Form

  • facebook
  • instagram
  • youtube
  • LinkedIn

©2020 by Andon Kumria

© Copyright A.K
bottom of page